Dy policë nga Priboj, Serbi, janë dënuar me gjashtë muaj arrest shtëpiak për nxitje të urrejtjes kombëtare, racore dhe fetare, pas publikimit të një videoje ku lavdërohej gjenocidi në Srebrenicë.
Videoja, e cila tregonte një festë private të policisë, përmbante thirrje për vrasjen e boshnjakëve dhe përsëritjen e ngjarjeve të Srebrenicës. Meshihati i Bashkësisë Islame në Serbi e ka cilësuar vendimin si një hap pozitiv për rivendosjen e besimit në sistemin gjyqësor.
Palët kanë të drejtë ta ankimojnë vendimin në Gjykatën e Apelit.