Ervin Salianji ka mbajtur një konferencë për media ndërsa pritet ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Apelit, që e dënon me 1 vit burg.
Ai deklaroi: Jam një i dënuar politik me porosi të Ramës dhe urdhër të Xhafajt. Dy javë më parë, Rama paralajmëroi dënimin tim. Pse u detyrua dje të komentonte një vendim gjyqësor, kur zakonisht thotë se nuk i komentoj? Çfarë e detyroi të shkelte standardin e tij dhe të ishte i tërbuar?
Më 15 maj 2018, kam publikuar vendimin për dënimin e vëllait të Xhafajt. Pas atij publikimi, ata nuk reaguan për tre ditë dhe u fshehën. Krimi im është se kam denoncuar me emër ata që u janë futur në qafë qytetarëve.”