Ditën e sotme humbën jetën tragjikisht 15 mjerëz në minierën ilegale të floririt në rajonin e largët Solok në perëndim të Indonezisë.
Autoritetet thonë se për shkak të rrështqitjeve të nxitura nga sezoni i shirave këto njerëz kanë humbur jetën.
Kreu vendas i emergjencave Irwan Effendi, tha se tre njerëz u nxorrën të gjatë nga balta e rrëshkitjeve ndërsa të humburve mund të arrijnë deri në 20.
Ndërsa rrjeti britanik The Mirror shkruan se rrëshqitjet e dheut shkaktuan gjithashtu ndërprerje të energjisë elektrike dhe të komunikimeve në zonat Nagari Sungai Abu.
“Zona e goditur minerare mund të arrihet vetëm në këmbë, disa orë larg vendbanimit më të afërt”, tha zëdhënsi vendas Ilham Wahab, duke shtuar se gërmimet informale janë të shpeshta në vend dhe sigurojnë të ardhura për familje të varfra që punojnë në kushte të vështira e të rrezikshme.