Ervin Salianji, deputeti i Partisë Demokratike, konfirmoi se do të vazhdojë fushatën edhe nga burgu, duke gjetur forma komunikimi për të mbajtur lidhjen me elektoratin.
Në një konferencë për mediat, ai theksoi se nuk do të përdorë vetëm letra apo rrjete sociale, por do të flasë drejtpërdrejt me qytetarët nga dritarja.
Salianji e cilësoi dënimin e tij si një akt politik që ka motivuar shumë njerëz, dhe shprehu besimin se izolimi i tij do të sjellë një reagim të fortë nga qytetarët. Ai theksoi se do të vazhdojë të qëndrojë aktiv në politikë, pavarësisht situatës së tij.
“Do ju thërras ju, do ju flas nga dritarja. Përtej shakasë ka mjete komunikimi, lejohen letrat nga burgu. Do gjej forma komunikimi. Izolimin tim e kanë bërë edhe për një arsye tjetër. Nuk është kjo forma ime e parapëlqyer e komunikimit përmes rrjeteve, letrave apo tv. Në fushata unë takoj qytetarët, të jemi kudo me orë të gjata. Por besoj që ky dënim politik ka motivuar shumë shumë njerëz. E shoh edhe nga reagimet e qytetarëve. Ata do të motivohen dhe do të jenë një formë tjetër reagimi. Ju e dini që regjimet kur janë në kalbje bëjnë reagime të paimagjinueshme”, tha deputeti i PD.