Deputeti i PD-së Ervin Salianji mëngjesin e sotëm është paraqitur në selinë e PD-së. Në pritje të vendimit për ekzekutimin e urdhër arrestit pas dënimit me një vit burg për kallëzim të rremë demokrati zhvilloi një takim me kreun e grupit të PD-së, Gazment Bardhi. Mbrëmjen e djeshme, Salianji tha se do të dorëzohet vetë dhe se ka komunikuar me prokurorin dhe policinë që kjo histori të mbyllet sa më shpejt.
Salianji shkon për herë të fundit në selinë e PD-së
