-sidi education-spot_img
-0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Spiropali refuzon të zgjasë lirinë e Salianjit

Kryesoret

Orët e fundit të Ervin Salianjit në liri. Partia Demokratike ka kërkuar mbledhjen e Këshillit të Mandateve për të shqyrtuar dhënien e lejes nga ana e Kuvendit për arrestimin e deputetit Ervin Salianji, pasi u dënua të enjten me 1 vit burg për kallëzim të rremë.

“Në një procedurë ekstra ligjore, pa autorizim të Kuvendit, me një nxitim të pa shpjegueshëm, Prokuroria po ndjek procedurën për arrestimin e deputetit të opozitës. Sipas nenit 73, pika 2, “Deputeti nuk mund të arrestohet ose t’i hiqet liria në çfarëdolloj forme, apo ndaj tij të ushtrohet kontroll personal ose i banesës, pa AUTORIZIMIN e Kuvendit”, thuhet në kërkesën e depozituar në Kuvend nga PD.

Por sipas burimeve mediatike kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali, nuk do ta pranojë kërkesën PD për mbledhjen e Këshillit të Mandateve. Sipas të njëjtave burime nga Kuvendi, duke ju referuar nenit 71, sipas Kuvendit nuk është në kushtet kur nevojitet mbledhja e Këshillit për rastin e Ervin Saljanit. Kuvendi po pret shkresën zyrtare për Saljanin që më pas të njoftohet seanca për vakancën.

Lëvizja e fundit e PD-së për të bllokuar arrestimin e Salianjit

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit