-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tifozët Kuq e Zi: Bashkëpunimi me Serbinë, vendim i papranueshëm!

Kryesoret

Tifozat Kuq e Zi kanë shprehur pakënaqësi të thellë ndaj vendimit të UEFA-s për të miratuar organizimin e Kampionatit Europian të Futbollit U21 në 2027, në bashkëpunim me Serbinë. Në një postim të tyre, ata e quajnë këtë akt si “më të turpshëm” në emër të tifozëve shqiptarë.

Sipas tyre, Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) nuk ka mandatin për të përfaqësuar interesat e shqiptarëve, por vepron vetëm në emër të vetes. Reagimi thekson se nuk mjaftojnë as shumë vdekje, gjenocidi dhe ngjarje të dhunshme ndaj shqiptarëve për të justifikuar një bashkëpunim të tillë.

“Dhe nesër do të jetë vonë,” paralajmërojnë tifozët, duke i bërë thirrje FSHF-së që të rishikojë këtë vendim dhe të dëgjojë zërin e opinionit publik. Ata e përfundojnë mesazhin e tyre me një paralajmërim se kjo nismë do të kthehet si një bumerang për ata që e mbështesin.

Shqipëria dhe Serbia do të organizojnë bashkë Europianin U21 në 2027

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit