Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili me anë të një postimi në rjetet sociale ka reaguar në lidhje me burgosjen e Ervin Salianjit. Vasili shprehet se drejtësia e re ose narkodrejtësia është sot në ditët më të zeza të saj.
“Megjithëse nga taksat e djersës dhe gjakut të shqiptarëve paguajmë qimet e kokës për këtë drejtësi ajo është sot armiku i qytetarit dhe i lirive të tij dhe gardiane e pandëshkueshmërisë së horrave dhe kusarëve të pushtetit. Rroga shumëmilionëshe paguhen për prokurorë e gjyqtarë maskarenj, që i shërbejnë antiligjit dhe narkoshtetit. Paguajmë për një zhdrejtësi monstër, që po shkatërron vëndin dhe po ja dhuron trafikantëve, mafiozëve dhe të korruptuarve”, shkruan deputeti Vasili.
Më tej ai thekson që kush bën avokatin e kësaj drejtësie është thjedht dhe vetëm një këlysh i narkoshtetit.
Vasili nënvizon që “Dënimi i Salianjit e derdhi gotën tani zhdrehtësia të presë pasojat e tradhëtisë, qē i bëri ligjit dhe Kushtetutës. Koha e gjykimit ka ardhur…..!”