Dënimi i Ervin Salianjit është zbardhur përmes një shkrese të Prokurorisë, pas konfirmimit nga Gjykata e Apelit.
Sipas vendimit të datës 18.12.2019, Salianji u shpall fajtor për “kallzim të rremë” dhe është dënuar me një vit burg. Ai do të vuajë dënimin në një burg të sigurisë së zakonshme.
Vendimi është marrë formë të prerë më 26.09.2024, dhe një kopje e urdhrit do t’i komunikohet Kuvendit të Shqipërisë, ku Salianji aktualisht mban postin e deputetit.