Mark Joris, 72 vjeç, një turist belg, ka humbur kontaktet me familjen që nga 13 shtatori.
Ai ishte duke udhëtuar në malet e Shqipërisë dhe kishte lënë Peshkopinë për në Jabllanicë, kur ka humbur çdo lidhje.
Familjarët e tij njoftuan autoritetet, duke përshkruar se moti ishte i keq në atë kohë. Aktualisht, kërkimet po kryhen nga grupet e shpëtimit, duke përfshirë dronë, në Parkun Kombëtar të Shebenikut dhe përgjatë vijës kufitare me Maqedoninë e Veriut.