Në sfidën e vlefshme për javën e shtatë në Superiore, Teuta mposhti Laçin.
Me këtë fitore, Teuta i largohet vendeve të fundit dhe ngjitet e katërta me 10 pikë të grumbulluara.
Ndërsa Laçi është në krizë totale dhe renditet në vendin e fundit me vetëm 3 pikë të marra.
Java e ardhshme do të vendosë kurbinasit përballë Dinamos, ndërsa Teuta sfidon Tiranën në shtëpi.