Një aksident ka ndodhur në aksin Elbasan-Peqin, ku ka mbetur i lënduar një person.
47-vjeçarja drejtuesja e mjetit ka humbur kontrollin dhe si pasojë u përplas me një bordurë anës rrugës.
Menjëherë ka mbërritur ambulanca dhe 47-vjeçarja është dërguar në spital për të marrë trajtimin e duhur mjekësor.
Ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethnat e aksidentit.