-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Jenrick: Qeveria të bazojë politikën te marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët

Kryesoret

Kandidati për lider të konservatorëve në Britaninë e Madhe, Robert Jenrick, ka propozuar masa të ashpra ndaj emigrantëve të paligjshëm dhe ka kërkuar që qeveria laburiste të bazojë politikat e saj në marrëveshjen me Shqipërinë. Ai theksoi nevojën për të ndaluar ndihmën për vendet që nuk pranojnë rikthimin e azilkërkuesve.

Jenrick pret që këto ndryshime të çojnë në një rritje të ndjeshme të dëbimeve, duke parashikuar deri në 100,000 largime në vit. Ai gjithashtu sugjeroi që vende si Vietnami, Turqia dhe Brazili duhet të klasifikohen si “të sigurta” për të lehtësuar rikthimin e emigrantëve.

Ish-ministri theksoi se migrimi i paligjshëm ka krijuar presion të madh mbi komunitetet dhe taksapaguesit britanikë, dhe se është thelbësore të rishikohet sistemi aktual i emigracionit për të siguruar kufijtë dhe mbrojtjen e publikut.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit