Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka njoftuar se protesta e paralajmëruar do të zhvendoset në datën 7 tetor, ditën e hënë.
Edi Paloka njoftoi para demokratëve se thirrja për qytetarët është që të protestojnë duke nisur nga Kryeministria dhe më pas në të gjitha rrugët e kryeqytetit.
“Partia Demokratike më 7 tetor, në orën 18:00, fton qytetarët të bëhen bashkë në Tiranë të bashkohet kundër padrejtësive. Mos pajtimi me padrejtësinë dhe më të keqen, fillon nga Kryeministria dhe do të shtrihet në të gjithë rrugët e Tiranës.”, u shpreh Paloka.