Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, i ka drejtuar Gjykatës së Elbasanit një kërkesë për lirim.
Çështja e tij është caktuar për shqyrtim nga gjyqtari Suela Lika më 14 tetor. Megjithatë, Gjici nuk ka paraqitur asnjë arsye specifike për kërkesën e tij.
Sipas hetimeve, pas dorëzimit të kërkesës, ai ka kërkuar të transferohet në spital, një lëvizje që dyshohet se mund të përdoret si argument për lirimin e tij nga burgu për shkaqe shëndetësore.