-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trendi i emigrimit në rritje, pamundësitë ekonomike nxisin shqiptarët të largohen

Kryesoret

Një anketë e Barometrit për Ballkanin Perëndimor tregon se 16% e shqiptarëve planifikojnë të emigrojnë brenda një periudhe të shkurtër, duke reflektuar se trendi i emigrimit është në rritje.

Eksperti Erion Muça thekson se ky fenomen lidhet me kushtet më të favorshme që ofrojnë vendet e Bashkimit Evropian, ku procedurat për punësim janë lehtësuar për të tërhequr punëtorë.

Muça thekson se shkaqet kryesore për këtë rritje janë pamundësitë ekonomike, një klimë politike e paqëndrueshme dhe standardi i ulët i jetesës. Ai veçon se grupmosha më e prekur është ajo e të rinjve, veçanërisht ata me arsim të ulët, të cilët kërkojnë mundësi jashtë vendit.

Sipas tij, është urgjente që të merren masa konkrete për të mbështetur zhvillimin ekonomik dhe për të përmirësuar kushtet e jetesës në Shqipëri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit