Moti në Shqipëri pritet të përjetojë një ulje të ndjeshme temperaturash për shkak të kalimit të një fronti të ftohtë.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se ditën e diel do të ketë vranësira mesatare deri të dendura, ndërsa pasdite priten kthjellime.
Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme, kryesisht me intensitet të ulët në shumicën e territorit, ndërsa në veriperëndim priten rrebeshe të shkurtra dhe me intensitet të moderuar.