Uragani Helene ka shkaktuar të paktën 63 viktima dhe ka lënë miliona njerëz pa energji elektrike në juglindjen e Shteteve të Bashkuara. Karolina e Veriut është prekur rëndë, me mbi 400 rrugë të mbyllura, përfshirë qytetin malor të Asheville, ku furnizimet po transportohen me mjete ajrore.
Ekipet e shpëtimit po përdorin varkat, helikopterë dhe automjete të mëdha për të ndihmuar ata që janë bllokuar nga përmbytjet, duke përfshirë rreth 50 punëtorë dhe pacientë të bllokuar në çatinë e një spitali në Tenesi. Uragani, i cili kishte arritur në kategori katër, goditi Big Bend të Floridës dhe u zhvendos më pas në Xhorxhia dhe Karolinën.
Edhe pse Helene tani është dobësuar, sinoptikanët paralajmërojnë për vazhdimin e erërave të forta, përmbytjeve dhe rrezikut të tornadove. Në Florida, tetë persona kanë humbur jetën, duke përfshirë disa në kontenë bregdetare Pinellas, ku guvernatori Ron DeSantis përshkroi situatën si një “zonë lufte.”