Lajme të trishtueshme vijnë nga Italia, ku ish-lojtari i Kaljarit, Andrea Kapone, është gjetur pa shenja jete në moshën 43-vjeçare.
Ai kishte një plagë të madhe në kokë, që sugjeron se ka qenë viktimë e një aksidenti fatal.
Autoritetet po hetojnë rrethanat e ngjarjes, ndërsa Kapone ishte një mesfushor i njohur, që kishte luajtur gjithashtu për disa klube të tjera si Sora, Treviso, Grosseto, Vicenza dhe Salernitana.