Gjatë një tubimi në Wisconsin, Donald Trump, kandidati republikan për president, intensifikoi sulmet e tij ndaj emigrantëve pa dokumente, duke i quajtur “vrasës të ftohtë” dhe “përbindësha”.
Fjalimi i tij u fokusua në pretendimin se emigrantët janë kriminelë të dhunshëm, ndërsa ishte rrethuar nga postera që përshkruanin raste të arrestimeve për krime të rënda.
Ai gjithashtu kritikuar Kamala Harris, duke e quajtur “të paaftë mendërisht” pas vizitës së saj në kufirin SHBA-Meksikë. Trump e fajësoi atë dhe presidentin Joe Biden për lehtësimin e hyrjes së emigrantëve në vend, duke bërë akuza të rënda mbi qëllimet e disa prej tyre.