Ish deputeti Myslim Murrizi ka komentuar dënimin me 1 vit burg të Ervin Salianjit. Murrizi u shpreh se është një hakmarrje politike dhe një goditje për opozitën.
“Salianji u ngarkua nga kryesia e PD drejtues politik qarku në Elbasan ha shumë pikëpyetje që është njëfarë dirigjimi sa politik aq dhe goditje për opozitën me qëllime të caktuara për të hequr një njeri që ka treguar se është një makinë elektorale për votat duke marrë shkasë nga zgjedhjet e 2023 në Kavajë.”, tha ish deputeti.
Ai u shpreh se beson te deklaratat e mëdha.
“Ngujimi e hedhje nga kati i shtatë janë flluska sapuni bajate të dalë boje nga çdo politikan që i deliron. Do të zhgënjente Salianji nëse do të binte pre e këtyre deklaratave delirante”, tha Murrizi.