Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ndodhet në Washington për të marrë pjesë në Takimin e Ministrave të Jashtëm të Koalicionit Global Kundër ISIS, i drejtuar nga Sekretari i Shtetit të SHBA-ve, Antony Blinken.
Në këtë aktivitet, i cili përfshin ministrat e jashtëm të 87 vendeve anëtare, do të diskutohet për çështje të rëndësishme në luftën kundër ISIS, duke forcuar dhe koordinuar përpjekjet globale për të adresuar këtë problem.