Një 75-vjeçar në Shkodër është arrestuar pas një kontrolli në banesën e tij, ku u gjetën rreth 2.63 kilogramë kanabis, një armë zjarri pushkë dhe municion luftarak.
Grupi hetimor ka nisur një procedurë për të zbardhur rrethanat dhe lidhjet e mundshme të të moshuarit me individë të tjerë.