-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kush e vrau Vajdin Lamen? Meçe: Lulin e Lentin i kam miq, por Luftarin s’e njoh

Kryesoret

Ditën e sotme është zhvilluar seanca e radhës gjyqësore për vrasjen e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut në 2005, kundër Emiljano Shullazit, Plaurent Dervishajt, Lulzim Berishës, Endrit Rusit dhe Endrit Taullait. Sot ka dëshmuar Julian Meçe, i deportuar në Gusht të këtij viti nga Dubai. Ai u shpreh se nuk e njihte Luftar Reçin, që ka statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.

“Luftar Reçin as nuk e njoh dhe as nuk kam patur lidhje deri kur nisi ky proces. Nga viti 2004-2011 unë kam qenë duke vuajtur një dënim për trafikim narkotikësh në Itali. Lul Berishën e njoh, kemi pasur miqësi.

Edhe me Lentin (Plaurent Dervishaj), njihem, kam miqësi, kemi qenë komshinj në Durrës. Kur ne kemi qenë në Dubai bashkë me Lentin, dhe u lëshuan masat e sigurimit, Plaurenti shprehu habi dhe u indinjua duke thënë se nuk kishte lidhje.

Ai me tha se asgjë nuk e ka lidhur me Viktor Imerin e Emiljano Shullazin. Lenti shprehu indinjatë që Prokuroria nuk mori parasysh edhe prova të tjera që e shfajësojnë atë në lidhje me vrasjet” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit