Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastrirliu mori pjesë në Konferencën Kombëtare me temën “Shkolla Qendër Komunitare- Modeli Shumaktor për Komunitete të Qëndrueshme në Shqipëri”.
Në këtë konferencë morën pjesë edhe ministri i brendshëm Ervin Hoxha, e ngarkuara ,e Punë e Ambasadës së SHBA-së Nancy Van Horn, përfaqësues të organizatave vendore dhe ndërkombëtare, Drejtori i Qendrës së Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, Lejdi Dervishi, dhe Drejtori Ekzekutiv i Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), Sotiraq Hroni.
Manastirliu u shpreh se shkollat janë më shumë institucione arsimore, janë qendra komunitare që ndihmojnë institucione arsimore, në ndërtimin e një shoqërie të qëndrueshme dhe të sigurt.
“Aktualisht kemi krijuar rrjetin e koordinatorëve për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm në të gjitha strukturat e Ministrisë së Arsimit deri në nivel shkolle. Janë 1,200 koordinatorë të cilët do të vijojnë të trajnohen në vazhdimësi dhe do të shtohet numri, në mënyrë që t’ kemi jo vetëm brenda shkollës por edhe në komunitet.”, tha misnitrja Manastirliu.
Ajo tha se bashkëpunimi dhe ngritja e mekanizmave mbrojtës për nxënësit kanë dhënë rezultate pozitive në uljen e incidenteve në shkolla.