-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Paloka: PD mbështet Integrimin, por Shqipëria nuk plotëson kushtet për negociatat

Kryesoret

Gjatë mbledhjes së Komisionit Parlamentar për Çështjet Europiane, deputeti Edi Paloka shprehu qëndrimin e Partisë Demokratike lidhur me procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Ai theksoi se, ndonëse opozita mbështet integrimin, Shqipëria nën qeverisjen e Edi Ramës nuk ka plotësuar asnjë nga kushtet e kërkuara.

Narko-regjimi ka preferuar të vendosë diktatin e tij dhe Shqipëria e Edi Ramës nuk plotëson asnjë nga kushtet në prag të çeljes së negociatave.

Ne mendojmë se çështje vendimtare për Shqipërinë dhe shqiptarët është reforma elektorale, e cila është e bllokuar nga regjimi prej 11 vitesh, kushtet e OSBE/ODIHR nuk plotësohen, ndërsa regjimi nuk lejon zgjedhjen e barabarta.

E ashtëquajtura reforma në drejtësi nuk i shërben qytetarëve. Në zyrat e e gjykatave janë plot 138 mijë dosje. Qytetarët sot përballen me këtë realitet, për një proces civil i duhen mbi 14 vite dhe për një proces penal 10 vite.

Kjo drejtësi është tërësisht e kapur dhe në duart e Edi Ramës. Pak më pak se 1 vit përpara zgjedhjeve krerët e partive opozitare janë ose në çështje penale, ose në arrest.

Një koleg i yni, nënkryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Ervin Salianji, me dëshmitarë të rremë u fut pas hekurave pak ditë më parë.

Kjo drejtësi mbyll sytë për inceneratorët, për Portin e Durrësit, që janë çështjet më skandaloze të kësaj qeverie, ndërsa drejtësia e re mbyll sytë sepse aty është firma e Edi Ramës”, tha Paloka.

Paloka gjithashtu akuzoi qeverinë për shmangie të procedurave ligjore dhe për shkelje të vendimeve të Kushtetueses, duke përmendur çështjen Xhaçka si një shembull.

Ai theksoi se kritikat nuk vijnë vetëm nga opozita, por edhe nga vetë Bashkimi Europian, për shkak të mënyrës se si qeveria menaxhon tenderat dhe projektet publike.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit