Opozita ka vendosur të bojkotojë punimet e Kuvendit, ndërsa Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi, e ka quajtur këtë “zgjedhje të opozitës” dhe ka theksuar se jeta parlamentare vazhdon normalisht.
Peleshi u shpreh se pjesëmarrja e pak opozitarëve ishte e dukshme, por kjo nuk do ta ndalonte punën e komisioneve dhe të seancave.
“Ne zbatojmë ligjin dhe do të vazhdojmë aktivitetet tona. Nuk e kemi kuptuar mirë vendimin e opozitës“, tha Peleshi. Ai theksoi se partia Socialiste ka qenë e angazhuar në terren, në kuadër të “Javës së Gjelbër”, për të rritur aktivitetin politik.
Sa i përket dënimit të ish-deputetit Salianji, Peleshi refuzoi të komentojë vendimet e gjykatave, duke theksuar se nuk do të komentojë asnjëherë vendimet e organeve të drejtësisë. “Ne e kemi bërë kulturë politike të mos komentojmë zhvillimet e organeve të drejtësisë,” përfundoi ai.
/5pyetjet.al