-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama vendos sot për drejtorin e ri të Policisë së Shtetit, 4 kandidatë në garë

Kryesoret

Sot, më 30 Shtator, Kryeministri Edi Rama do të bëjë zgjedhjen për drejtuesin e ri të Policisë së Shtetit. Emri i kandidatit do të propozohet nga ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, dhe pritet të bëhet publik brenda ditës.

Mësohet se në garë janë katër kandidatët potencialë: Ilir Proda, Neritan Nallbati, Skënder Hitaj dhe Altin Mena. Ministria e Brendshme ka konfirmuar për News24 se emri do t’i dërgohet zyrtarisht Kryeministrit, por për shkak të angazhimeve të Ramës jashtë vendit, emri nuk ka arritur ende në tavolinë.

Në garë fillimisht kishin aplikuar 15 kandidatë, por katër prej tyre—Shemsi Premci, Ibrahim Disha, Hajrulla Xhivini dhe Sami Rasha—u përjashtuan për shkak se nuk përmbushnin kriteret sipas ligjit të ri. Tashmë, 11 kandidatë janë duke konkuruar, dhe kandidati me më shumë pikë do të propozohen për emërim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit