Një incident i rëndë ka ndodhur në drejtorinë vendore të policisë në Shkodër, ku dy vëllezërit, Marjan dhe Mateo Doçi, kanë goditur një efektiv të forcave “Shqiponja” brenda komisariatit.
Ngjarja ka filluar kur policia ndaloi automjetin e tyre për kontroll, por vëllezërit kundërshtuan dhe u shoqëruan në komisariat. Pas njoftimit për ndalimin, ata janë kthyer dhe kanë kërkuar nxjerrjen e automjetit me forcë, duke goditur policin me grusht.
Tani, ata janë arrestuar dhe akuzohen për “goditje për shkak të detyrës” dhe “kundërshtim të forcave të policisë”, ndërsa hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.