Gazeta franceze Le Parisien duke cituar një burim libanez shkruan se informacioni mbi vendndodhjen e liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, që çoi në vrasjen e tij në Liban dyshohet se iu dha Izraelit nga një spiun iranian.
Nasrallah u vra gjatë një sulmi masiv izraelit që synonte selinë komanduese të Hezbollahut në periferitë jugore të Bejrutit. Sipas medias franceze “spiuni iranian”, identiteti i të cilit nuk u zbulua, ishte ai që informoi IDF për mbërritjen e Nasrallah në seli.
Raporti thotë se Nasrallah mbërriti në periferitë jugore të Bejrutit me të njëjtën makinë të përdorur nga zëvendëskomandanti i Forcave Quds të Gardës Revolucionare të Iranit, Abbas Nilforoushan, i cili u vra në të njëjtin sulm.