Autoritetet spanjolle kanë arrestuar 13 shqiptarë për trafik droge, pas një operacioni në provincat e Barcelonës dhe Tarragonës.
Banda ishte e organizuar në mënyrë hierarkike dhe ishte përgjegjëse për kultivimin dhe shpërndarjen e marijuanës. Gjatë operacionit, u sekuestruan 1,397 bimë marijuanë dhe 6,885 euro në cash.
Sipas raportimeve, plantacionet e bandës kishin kapacitet prodhues deri në 2,000 kilogramë marijuanë, me një vlerë tregu prej 4.5 deri në 5.5 milion euro. Banda rekrutoi punëtorë në Shqipëri dhe i transferoi ata në Katalonjë, duke i vendosur në shtëpi luksoze në Barcelonë si pikë ambientimi dhe trajnim.
Kjo strategji u mundësoi atyre të mbajnë kontroll të fortë mbi operacionet dhe të parandalonin vjedhjet nga bandat e tjera, duke minimizuar rrezikun e dhunës që ndërlidhet me trafikun e drogës.