Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Socaile Albana Koçiu në kuandër të ditës ndërkombëtare të të moshuarve ka vizutuar sot shtëpinë e të moshuarve në Tiranë. Koçiu deklaroi se për të moshuarit që kanë nevojë, do të ofrohen falas trajnimet protetike.
Ajo u shpreh se shërbimet e Klinikës Stomatologjike Universitare do tu bëjnë një kontroll të shëndetit të dhëmbëve dhe ata që kanë nevojë brenda muajit do tiu merren masat dhe do tu sjellim protezat.
Gjithashtu Koçiu theksoi se do mundësojnë që shërbimin dentar për të moshuarit ta shtrijnë edhe në Shtëpitë e të Moshurave si dhe në Qendrat Ditore të shërbimeve për të moshuarit në gjithë vendin.