Deputetja e Partisë Demokratike Zhani Gjergji me anë të një deklarate për mediat ka reagur për ditën ndërkombëtare të moshuarve.
Gjergji tha se kjo ditë dërkombëtare i gjen të moshuarit në Shqipëri pa dinjitetin që ata meritojnë.
Deputetja u shpreh se 20% e popullsisë së vendit po përballet çdo ditë me sfida e probleme jetësore, si mungesa e trajtimit të duhur shëndetësor, mungesa e ilaçeve, trajtimit të duhur me nevoja speciale etij.
“Sot qeveria tallet, tallet keq me rritjen në 700 lek të pensioneve. Dhe këtë rritje, e ka shtyrë në 3 muajt e fundit të vitit. Duroni u thotë, prisni se jeni mirë! Çdo i moshuar e kupton se rritja prej 700 e pak lekë për 3 muajt e vitit 2024 nuk do të ketë aspak ndikim në jetesën e vështirë e plot mundime të një pensionisti. Kjo shtesë, është e papërfillshme përballë rritjes së çmimeve.”, tha deputetja Gjergji.