-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Korreshi i drejtohet te Balluku: Shiko si e ka mbytur plehrat dhe papastërtia Tërbufin

Kryesoret

Deputeti i PD, Saimir Korreshi, ka publikuar një video ku denoncon gjendjen e rëndë të infrastrukturës dhe pastërtisë në Tërbuf, në Bashkinë e Divjakës.

Ai tregon përmbushjen e terrenit me plehra dhe bllokimin e kanaleve kulluese, ndërsa shtyllat e tensionit të lartë janë të rrezikuara.

Korreshi kërkon ndërhyrjen urgjente të autoriteteve për zgjidhjen e problemeve të sigurisë dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për banorët e zonës.

Postimi i plotë:

Karakaç, Balluk, Peço Jabanxhiu. Këtu jemi te Tre Urat. Fillon rruga për të shkuar për në Tërbuf. Kape situatën e shtyllave. Do të tregojmë më të bukurat. Kapi qelbsirëlliqet, për të gjitha njerëzit që paguajnë, hajde këtu shikoje pak koshin, se çfarë dreqi e ka bashkia e Divjakës se këtë zonën këtu e kap bashkia e Divjakës. Afrohu këtu për të kap këtë koshin tjetër europian. Është një kosh i lidhur një për një me tela, për të shkuar në Europë, a kupton? Me këtë shkojmë drejtpërsëdrejti në Europë. O Karakaç! Belinda meqë ishte dje në Lushnje që i tregoi ato bukuritë, ne po i tregojmë të gjithë zonën e saj që e ka mbytur muti, plehrat dhe papastërtia. Tani, po të shikosh këtu, që do dalim ne pak. Shikoni si ka mbytur ferra, kallamat, shtëpitë. Urdhëro tabelat s’merret vesh ku është, në qoftë se të vish nga ara apo të vesh nga rruga. Urdhëro si janë këtu kallamishtet nëpër… nëpër të gjithë kanalet komplet nuk funksionon asgjë, nuk del asgjë. Urdhëro si i ka shtyllat. Karakaç! Ma kap pak Karakaç! Jo, ma kap pak. Ma kap këtë dhe m’i kap të gjitha një nga një m’i kap. Meqë kishte bërë spango, po të dalin çdo shtyllë, në çdo lagje lango. Shiko si i ke, Karakaç. Ka në të gjitha. Kështu që merre dhe shoqen Ballukun, meqë ke të delegume, së bashku me të, ato ndonjë lekë nga çfarë ka ngelë vërdallë, çuna, tunelet nga ato, i bëni shtyllat se po linin nam. Kështu që kur të bëni replikë herë tjetër në parlament, kujtohuni se si e keni terrenin. Urdhëro si e ke terrenin. Po do të tregoj dhe këtë rrugën e bukur unë që sushtrushe. Një fragment, vetëm një se jemi në fillim që do ta tregoj të gjithë rrugën deri në vijim se çfarë me thënë deri në Tërbuf për tek kjo rruga. Këto janë situatat e kanaleve. Të gjithë kanaleve që të çojnë nga Tre Urat deri në Tërbuf që pastrojnë zonën e Tëbufit. Prandaj mbyt zona atje. E patë para ca kohësh, unë kam qenë në zonën e Spolatës, këtu pak më lart. Këto janë kanale këtu kulluese. Shiko çfarë situate keni. Shiko telat, duhet një flakë të marri këtu. Shiko një çikë shtyllat si i ka. Tani do t’i tregojmë shokut Karakaç shtyllat. Tani po mos fol për rrugët e parcelave. I marrim nga 42.000 lekë për hektar çdo fermeri, çdo banori që ka një hektar, çdo familje bujqësore, dhe nuk e ja përkthejnë në shërbim. Urdhëro si janë të gjithë rrugët e parcelave në behar pa lënë dimër. Pra, shikojmë kanalet e bllokuara dhe rrugë parcelash të munguara. Dhe kur themi këtë, për çfarë merren lekët? Për patronazhim? Për çfarë merren lekët për kanalet? Kjo është situata. Plehrat gjithandej, ndriçim s’ka më asnjë cep dhe do të shikojmë dhe gjendjen e shtyllave.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit