-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Erdogan: Izraeli, pas Palestinës dhe Libanit do të pushtojë Turqinë

Kryesoret

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha sot se qeveria e Izraelit po përgatitet “pas Palestinës dhe Libanit, të synojë territoret e Turqisë” pasi “Netanyahu përfshin Anadollin në ëndrrat e tij”.

“Unë po paralajmëroj Izraelin për pasojat e operacionit të tij tokësor në Liban, i cili nuk do të ngjajë me operacionet e mëparshme pushtuese. Mbrojtja e Libanit nuk do të jetë e njëjtë me atë të Gazës, e cila ishte e izoluar, e dobët dhe e pambrojtur. Ne si Turqi dhe si popull turk nuk do t’i lëmë të qetë vëllezërit tanë në Liban dhe do t’i mbështesim me të gjitha mjetet”, shtoi Erdogan.

Presidenti turk ndër të tjera tha “Qeveria e Izraelit, e cila përparon me teorinë e tokës së premtuar dhe me fanatizëm fetar, pas Palestinës dhe Libanit, e them qartë, do të synojë tokat e atdheut tonë. Të gjitha llogaritjet bëhen sipas kësaj.

Këtë nuk e kuptojnë disa miq të Izraelit që janë brenda Turqisë, disa mbështetës të Sionizmit, disa pengje të paguara të Sionizmit […] Netanyahu përfshin Anadollin në ëndrrat e tij. Pason një utopi dhe ajo e zbulon me mundësi të ndryshme. Distanca nga rajoni Yailandag, i cili është në kufirin tonë me Sirinë, deri në Liban është 170 kilometra.

Turqia është vetëm 2.5 orë larg Libanit me makinë. Distanca midis Antiokisë dhe Gazës është e njëjtë me distancën midis Ankarasë dhe Aydinit. Me fjalë të tjera, okupimi, terrorizmi, agresioni janë pranë nesh.

Agresiviteti i Izraelit shihet nga deklaratat se ai përfshin edhe Turqinë. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë kundër këtij agresioni dhe terrorizmit shtetëror me të gjitha mjetet që kemi në dispozicion […] E përsëris se sido që të jetë kostoja, Turqia do të qëndrojë kundër Izraelit… ” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit