Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se Izraeli do të zbatojë marrëveshjet e armëpushimit në Gaza dhe Liban “me grusht të hekurt”. Gjatë fjalës së tij në parlamentin izraelit, Knesset, ai theksoi se kjo do të vlejë “vetëm për sa kohë ekzistojnë këto marrëveshje”, duke iu referuar sidomos tensioneve me Libanin, ku ushtria izraelite ka rifilluar sulmet ndaj objektivave të Hezbollahut.
Në të njëjtën seancë, Knesset miratoi në leximin e parë projektligjin që parashikon dënimin me vdekje për terroristët që vrasin qytetarë izraelitë. “Jemi në rrugën e duhur për të bërë histori. E premtuam dhe e kemi mbajtur,” tha ministri i ekstremit të djathtë Itamar Ben Gvir në një postim në X.
Projektligji do t’i kalojë komisionit për dy leximet e fundit përpara miratimit përfundimtar.









