Situata në Kosovë është e sigurt, por e brishtë. KFOR-i ka burime dhe pozicione të mira për të parandaluar përshkallëzimin dhe për të adresuar çdo skenar sigurie, thotë komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash.
“Në përgjithësi, situata në terren është e qetë, por mbetet e brishtë. KFOR-i po monitoron situatën. Është vigjilent dhe i vendosur mirë për t’iu përgjigjur çdo zhvillimi të mëtejshëm relevant, në përputhje me mandatin e gjatë të OKB-së për të kontribuar në një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”, nënvizon ai.