Shtetet e Bashkuara duhet të jenë të gatshme për një përballje afatgjatë me Rusinë, sipas një raporti nga Komisioni amerikan i Helsinikit.
Raporti thekson se mposhtja e Rusisë në Ukrainë është thelbësore për të siguruar një fitore në këtë konfrontim. Ai gjithashtu paralajmëron se nuk do të ketë stabilitet në Rusi përderisa vendi të vazhdojë agresionin ndaj fqinjëve.
Me mbështetje ushtarake të paqartë për Ukrainën, raporti nxit nevojën për vazhdimin e ndihmës, duke pasur parasysh se çdo marrëveshje pa siguri nga SHBA ose NATO mund të rrezikojë një tjetër sulm të Putinit.