-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meloni për situatën në Liban: Të ndalet urgjentisht përshkallëzimi

Kryesoret

Një operacion tokësor i Izraelit në Liban ka filluar, duke shkaktuar shqetësim në nivel ndërkombëtar, përfshirë Kryeministren italiane Giorgia Meloni. Ushtria izraelite ka kaluar kufirin për të luftuar Hezbollahun, pavarësisht thirrjeve për qetësim.

Meloni ka deklaruar se po ndjek situatën nga afër dhe është në kontakt me ministrat përkatës, duke theksuar se mbrojtja e civilëve dhe siguria e ushtarëve italianë në Liban janë prioritete kyçe.

Ajo ka theksuar nevojën urgjente për të ndaluar përshkallëzimin e konfliktit dhe për të punuar me aleatët për stabilizimin e rajonit dhe kthimin e personave të zhvendosur në shtëpitë e tyre.

“Mbrojtja e civilëve mbetet prioritet si dhe garantimi i sigurisë së ushtarëve të kontingjentit italian Unifil të pranishëm në Libanin jugor. Italia do të vazhdojë të punojë me aleatët e saj për stabilizimin e kufirit midis Izraelit dhe Libani dhe kthimi i personave të zhvendosur në shtëpitë e tyre. Ndalimi i përshkallëzimit të situatës në nivel rajonal është urgjente dhe e nevojshme dhe Italia do të vazhdojë të bëjë pjesën e saj edhe si presidente e G7”, u shpreh Meloni.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit