Presidentja Vjosa Osmani ka nisur një vizitë pune në Gjermani, ku do të takohet me presidentin gjerman, Frank Walter Steinmeier dhe do të zhvillojë takime me ministra e deputetë gjermanë.
Osmani do të marrë pjesë si folëse në sesionin “Dialogu i Liderëve” në kuadër të Berlin Global Dialogue, ku do të diskutojë mbi “Rimendimin e qëndrueshmërisë – përgjigjja ndaj ndryshimeve gjeopolitike.” Gjithashtu, ajo do të jetë e pranishme në ceremoninë hapëse të Festivalit Shqiptar të Gastronomisë në Berlin, ku do të mbajë një fjalim për pjesëmarrësit.
Kjo vizitë vjen pas një serie takimesh të mëparshme me Steinmeier, i cili është përkrahës i fuqishëm i integrimit euroatlantik të Kosovës.