Një shqiptar i Kosovës u përball me një incident të dhunshëm në veri të Mitrovicës, ku disa individë të panjohur e sulmuan verbalish dhe fizikisht.
Sipas Policisë, ndërsa ai po ecte me disa shokë, dy skuterë me nga dy persona secili i afruan dhe e ofenduan në shqip dhe serbisht. Gjatë sulmit, ata hodhën një shportë plastike drejt tij, por nuk raportohen lëndime.
Të dyshuarit u larguan pas ngjarjes, dhe policia ka nisur hetimet për të zbardhur rastin.