Në Korçë, janë arrestuar në flagrancë dy shtetas për shkelje të ligjit. Policia e Korçës njoftoi se shtetasi E. Ç., 23 vjeç, u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi në bulevardin “Republika”.
Ndërkohë, në Pogradec, shtetasi D. M., 33 vjeç, u arrestua për dyshimin se kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.
Të dy rastet do t’i kalojnë Prokurorisë për veprime të mëtejshme.