Zëvendëskryeministri serb, Ivica Daçiç, mori pjesë në inaugurimin e presidentes së re të Meksikës, Claudia Sheinbaum, ku e falënderoi vendin për mosnjohjen e Kosovës.
Ai theksoi rëndësinë e marrëdhënieve bilaterale mes Serbisë dhe Meksikës, duke e quajtur këtë miqësi historike.
“Meksika nuk e njohu pavarësinë e Kosovës. Në këtë kuptim, ndërtimi i marrëdhënieve të mira me Meksikën është interesi ynë jetik dhe kombëtar”, tha Daçiç.
Kjo ngjarje ka tërhequr vëmendjen për shkak të tensioneve midis Serbisë dhe Kosovës, si dhe për shkeljen e marrëveshjeve ndërkombëtare nga Beogradi.