Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani mori pjesë në Festivalin Mbarëkombëtar të Gastronomisë, organizuar në Berlin nën kujdesin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Hasani ka vlerësuar pjesëmarrjen e 110 kompanive nga të gjitha trevat dhe diaspora shqiptare.
“Me sytë nga e ardhmja, qeveria shqiptare është e angazhuar në përafrimin e legjislacionit me standardet e BE-së, duke rritur sigurinë dhe cilësinë e produkteve, por gjithashtu për të hapur dyer të reja që fermerët, peshkatarët dhe prodhuesit tanë të hyjnë në tregje më të gjera dhe mundësi më të mëdha”, shkruan ministri Hasani.