-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nesër betohet Ilir Proda si drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, reagon opozita

Kryesoret

Ilir Proda është vendosur Drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, dhe opozita ka reaguar për këtë. Deputeti Flamur Noka është shprehur se sot në Shqipëri është emëruar nga krimi i organizuar drejtori i ri i bluve të vendit.

“Nga sot në Shqipëri krimi i organizuar emrëon drejtorine përgjithshëm të Policisë së Shtetit. I përzgjedhur drejtpërdrejt nga koordinatori i qeverisë me krimin e organizaur, Ergys Agasi. Nga sot quhet Policia e Narkoshtetit.” thuhet në deklaratë.

Deklarata e plotë:

“Nga sot në Shqipëri krimi i organizaur emrëon drejtorine përgjithshëm të Policisë së Shtetit. I përzgjedhur drejtpërdrejt nga koordinatori i qeverisë me krimin e organizaur, Ergys Agasi. Nga sot quhet Policia e Narkoshtetit.”

Ilir Proda është tashmë zyrtarisht Drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Pas propozimit nga ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, Proda mori këtë të mërkurë miratimin nga Këshilli i Ministrave.

Ishte vetë ministri i Brendshëm ai i cili bëri publik lajmin në një deklaratë për media. Hoxha njoftoi se së shpejti do të nisin dhe konkurrset për sa i përket drejtuesve të policisë në nivel lokal.

Karriera e Ilir Prodës nisi në vitin 2005, pas përfundimit të Akademisë së Policisë.

Fillimisht, ai punoi si specialist i Policisë Kriminale në Komisariatet 3 dhe 4 në Tiranë deri në vitin 2012. Më pas kaloi në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit në sektorin për hetimin e krimeve, ku ka punuar për shumë vite.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit