Prej disa ditësh po përflitet lidhja e dashurisë së këngëtares Elvana Gjata dhe inxhinierit Elson Bjrakurtaj.
Në rrjetet sociale kanë qarkulluar foton e tij me një vajzë me fustan të bardhë dhe aludohej se ishte i martuar.
Mirëpo inxhinieri ka reaguar me anë të një postimi ku shprehet se pamjet ishin nga dasma e motrës së tij.
“Ky postim është për të gjitha pseudo-portalet që, edhe pse s’e meritojnë vëmendjen, përhapin fake neës dhe tituj bombastik vetëm për disa klikime. Kur të vijë momenti që të kem dikë në krah, do jem unë i pari që do e ndaj lajmin me krenari. Nuk kam asgjë për të fshehur e as për t’ju frikësuar, aq me teper nga ju! Edhe pse nuk e meritoni energjinë time, nga ky moment ekipi im ligjor po mbledh fakte për të gjitha këto portale që përhapin mashtrime, dhe do përballeni me mua në gjyq”, shkruan Bajrakurtaj.