Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi ka dënuar sulmin në rezidencën e ambasadorit të Emirateve të Bashkuara Arabe në Khartoum.
Rama shprehet se kjo sjellje flagrante e së drejtës kombëtare dhe çdo norme diplomatike nuk duhet të mbetet e pakundërshtueshme.
“Shqipëria qëndron në krah të Emirateve të Bashkuara Arabe, duke bërë thirrje për respektim të plotë të Konventës së Vjenës dhe mbrojtje të plotë diplomatike. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve që t’i japin përparësi paqes dhe të respektojnë ligjin ndërkombëtar”, shkruan kryeministri.