Një aksident ka ndodhur në aksin “Korçë-Pogradec”, ku një 48-vjeçar, duke drejtuar një BMW, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë, ai dhe pasagjerja e tij janë lënduar dhe janë transportuar në spital, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit.