Një 33-vjeçar nga Përmeti është arrestuar në Gjirokastër, pasi policia e gjeti atë me një sasi lënde narkotike kokainë gjatë një kontrolli fizik. Lënda narkotike u sekuestrua si provë materiale.
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve ka ndjekur procedurat e duhura dhe çështja tani i është dorëzuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.