Gazetari Artan Hoxha është paraqitur në SPAK për të dhënë sqarime lidhur me dosjen e ngjarjes së 21 Janarit.
Ai u thirr për të ofruar informacion në lidhje me një material audio që përmban komunikimet e punonjësve të Gardës, para dhe pas protestës fatkeqe të 21 Janarit.
Kjo dosje ka tërhequr vëmendjen e opinioni publik dhe pritet që sqarimet e Hoxhës të ndihmojnë në ndriçimin e ngjarjeve të asaj dite.